×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mblidhet sot KQZ-ja, rekomandohet regjistrimi i një partie serbe

    Insajderi
    06 December 2023 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës e ku pritet rekomandimi për regjistrimin e partisë politike “Srpska Demokratija”.

    Përveç kësaj siç bëhet në njoftim, në rend dite janë edhe disa pika të tjera.

    Rendi i plotë i ditës:

    1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

    1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ Nr.31 dhe

    32/2023

    1. Aktivitetet e Zyrës

    -Rekomandimi për regjistrim të partisë politike “Srpska Demokratija”

    1. Raportet e Këshillave të KQZ

    3.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

    1. Njoftim lidhur me numrin e kërkesave për ndërrimin e Qendrës të Votimit;
    2. Njoftim për ndryshimin e lokacionit të Qendrës së Votimit në Besi;
    3. Njoftim me rekomandimet nga raportet, analizat dhe publikimet e KQZ-se 2023;
    4. Shqyrtimi dhe miratimi i Historikut të Zgjedhjeve;
    5. Njoftim me vlerësimin paraprak të zbatimit të planit të punës së KQZ për vitin 2023 –

    periudha Janar – Nëntor 2023;

    1. Njoftim për draft Planin e Punës së KQZ 2024;

    3.2.Këshilli për Çështje Ligjore

    -Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal në

    Fushë Kosovë

    3.3.Këshilli për Personel

    – Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për organizimin e punëtorisë për Rregulloret e

    brendëshme të KQZ

    1. Të ndryshme

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark