×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Mblidhet Vetëvendosje, kërkohet largimi i barrikadave nga Veriu

    Insajderi
    18 December 2022 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur mbledhje të dielën ku është diskutuar për situatën në veri dhe tema tjera.

    Në këtë mbledhje që ka marrë pjesë edhe kryetari i LVV-së, njëherit kryeministri Albin Kurti, është thënë se barrikadat në veri duhet hequr.

    Po ashtu është përmendur edhe kthimi i rendit e ligjit në atë pjesë.

    “Sot u mbajt mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në diskutimin e situatës politike vend qendror pati veriu i Mitrovicës me barrikadat që duhen hequr dhe rendin e ligjin që duhet kthyer atje, lufta kundër korrupsionit në vend, dhe rritja ekonomike bashkë me buxhetin i ri që tashmë ka kaluar në dy lexime në Kuvend”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark