×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbretëresha britanike citon fjalët e Nënës Terezë

    Insajderi
    25 December 2016 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gruaja më me ndikim në Britaninë e Madhe, Mbretëresha Elizabetë ka cituar fjalët e humanistes shqiptare Nënës Terezë, për të uruar britanikët për festën e Krishtlindjes.

    “Jo të gjithë ne mund të bëjnë gjera të mëdha. Por, ne mund të bëjnë gjera të vogla me shumë dashuri,” e ka cituar Mbretëresha njërën nga thëniet më të famshme të Shën Terezës.

    Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, të zhvilluar më 4 shtator të këtij viti.

    Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku u cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijë pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të selisë së shenjtë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark