Mario Gila është vetëm një hap larg Lazios. Mbrojtësi 22-vjeçar spanjoll ka mbërritur pasditen e sotme në Romë, ku nesër do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën që do ta lidhë me Lazion për katër sezonet e ardhshme.
Futbollisti i dalë nga akademia e Realit të Madridit do të jetë një nga “dhuratat” e Tares për trajnerin Maurizio Sarri, teksa Lazio do të paguajë rreth 5 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të qendrës.
Mario Gila luan me Real Madrid B që prej 2019-ës, ndërsa sezonin e fundit numëron edhe dy ndeshje me skuadrën e parë, të drejtuar nga Carlo Ancelotti. Tashmë mbrojtësi spanjoll është gati për një aventurë të re, në klubin bardhekaltër, aty ku pritshëmritë ndaj Gilës janë vërtetë të larta.