×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mbrojtja e Rexhep Selimit i drejtohet trupit gjykues me kërkesë të re

    Insajderi
    08 March 2023 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrojtja e Rexhep Selimit nëpërmjet një shkrese drejtuar trupit gjykues ka kërkuar që vendimi mbi konfirmimin e aktakuzës të përmbajë më pak redaktime.

    “Redaktimet e mbetura të aktakuzës, të urdhëruara nga gjyqtari i procedurës paraprake sipas nenit 39 (11) u hoqën dhe një aktakuzë e paredaktuar iu njoftua mbrojtjes më 27 janar 2023 dhe një version më pak i redaktuar i dosjes paraprake të ZPS-së, i paraqitur më 15 shkurt 2023”, thuhet në shkresë.

    Sipas mbrojtjes, pasi që redaktimet në vendimin e konfirmimit janë bazuar në këto redaktime të aktakuzës, të cilat që atëherë janë hequr, redaktimet proporcionale në vendimin konfirmues nuk janë më të nevojshme apo të arsyeshme, shkruan Betimi për Drejtësi, përcjell Insajderi.

    Mbrojtja ka thënë se duke pasur parasysh deklaratën e qartë të trupit gjykues për domosdoshmërinë e një gjykimi publik, vendimi i konfirmimit duhet të riklasifikohet vetëm mbi këtë bazë.

    “Megjithatë, aktakuza e paredaktuar zbuloi gjithashtu një sërë pretendimesh të reja kundër Selimit dhe shqyrtimin gjyqësor dhe analizën e këtyre pretendimeve nga gjyqtari i procedurës paraprake në pjesët e redaktuara të vendimit për konfirmim. Marrja e këtij informacioni do të ndihmonte mbrojtjen që të përgatitej në lidhje me këto pretendime”, thuhet në shkresë.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark