×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mbrojtja e Thaçit: Janë kryer krime nga individë, jo nga udhëheqja e UÇK-së

    Insajderi
    04 April 2023 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur seanca e dytë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot fjalën e saj do të thotë mbrojtja e të akuzuarve. Është avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ai që e mori fjalën, shkruan Insajderi.

    Kehoe potencoi se vet Thaçi s’e ka mohuar që janë kryer krime në luftë, por assesi të jenë kryer nga udhëheqja e UÇK-së.

    Mbrojtja mohoi në mënyrë kategorike se udhëheqja e UÇK-së i ka kryer krime.

    Janë kryer krime, por jo të motivuara. Thaçi s’e mohon se disa krime janë kryer nga disa individë shqiptarë. E ka informuar edhe në Këshillin e Sigurimit, por e kundërshton pretendimin se janë kryer krime nga udhëheqja e UÇK-së”, tha ai para trupit gjykues.

    Avokati tha se ka qenë vet Thaçi ai që së bashku me KFOR-in e UNMIKUN-un e çmilitarizuan Kosovën.

    ZPS kërkon që të ju thotë juve se z.Thaçi ka drejtuar ndonjë ndërmarrje kriminale të madhe për të sunduar Kosovën duke filluar nga viti 1998, UÇK ishte një grup fillestar vullnetarë që mbronin atdheun e tyre dhe luftonin për ekzistencën e tyre duke lejuar pastaj edhe në shtatorin e 99-ës kur z.Thaçi së bashku me KFOR-in dhe UNMIKUN e përfunduan çmilitarizimin. Këtë e bën duke paraqitur dokumente me qendrat e ndalimit në vendet e ndryshme të cilat kontrolloheshin nga popullësia lokale që mbronin shtëpitë dhe fshatrat e tyre“, tha ai.

    Sipas Kehoe i vetmi rrezik për Kosovën ishte policia dhe ushtria jugosllave.

    Ata që ata nuk arritën të bëjnë gjatë 4 orëve deklaratë hyrëse është konteksti. Lufta, çfarë bën lufta sa i përket komandës dhe kontrollit efektiv, përfaqësuesit e ZPS folën se kolaboracionistet konsideroheshin si një rrezik ekzistencial, i vetmi rrezik 98-99 ishte ushtria dhe policia jugosllave në bashkëpunim me forcat paraushtarake ata nuk përmend komandimin dhe funksionimin në bazë lokal“, deklaroi mbrojtja e Thaçit.

    Seanca në Speciale ka nisur në orën 09:00, por transmetohet me rreth 45 minuta vonesë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark