×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mbrojtja nga Qeveria Kurti nuk i ndihmoi Isuf Zekajt, një ditë pas Prokuroria urdhëron arrestimin e tij

    Insajderi
    10 January 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrojtja nga Qeveria Kurti duke e emëruar si anëtar të Bordit Drejtues të SHSKUK-së nuk e ka ndihmuar shefin e Kirurgjisë në Spitalin e Vushtrrisë, Isuf Zekajn. Prokurori tashmë ka urdhëruar arrestimin e tij. Ai po dyshohet për veprën penale “marrje ryshfeti”, shkruan Insajderi.

    Kjo sepse Policia e Kosovës sot arrestoi Ekrem Sefiun e Arsim Latifajn, por jo edhe Zekajn pasi i njëjtit ndodhej në pushim vjetor, më konkretisht jashtë vendit.

    Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh”, thuhet në njoftim e prokurorisë përcjell Insajderi.

    Të hënën e 9 janarit u raportua se mjeku i besuar nga kryeministrit Kurti është zënë duke marrë ryshfet në të paktën dy raste. Me arsyetimin për të blerë materiale. Zekaj dyshohet se njëherë ka marrë 200 e në rastin tjetër 250 euro.

    Pacienti i parë i shtrirë në repart pas operacionit, deklaronte për Shnetën se i është dashur të paguaj 200 euro për materialet e nevojshme për intervenim. Pacienti hezitonte të tregonte detaje duke thënë se për të ishte e rëndësishme që të kryente punë.

    Në rastin e pacientit të dytë të operuar nga Zekaj, flet një familjar i pacientit i cili thotë se i ka dhënë mjekut 250 euro me arsyetimin për të blerë materialet.

    Familjari: Ai i ka kry krejt se unë nuk dijsha

    Sinjalizuesi: Kush vllau a?

    Pacienti: Unë, unë.

    Sinjalizuesi: Ti ja ke dhanë doktorit a?

    Familjari: Po doktorit ja kam dhënë.

    Sinjalizuesi: Sa ja ke dhënë?

    Familjari: 250...Janë tha do më të dobëta 180, por më mirë është 250

    Ndërkohë, prokuroja e rastit, Fetije Bajrami konfirmoi për Gazetës Insajderi se kirurgu Zekaj nuk u gjet në spital kur policia shkoj në spitalin e Vushtrrisë për ta arrestuar. Zekaj ndodhet jashtë shteti për pushime, tha prokurorja.

    Ajo tha se kirurgu është kontaktuar nga spitali për tu paraqitur në polici dhe pritet që së shpejti të niset për në Kosovë. që të dorëzohet.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë sot ua ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh kirurgëve, Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark