×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mbyllen pjesët e para: Baras në Gjilan, Prishtina po e shkatërron “Niklin”

    Insajderi
    04 May 2022 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë përfunduar pjesët e para në tri sfidat hapëse të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Gjilani dhe Drita kanë mbyllur fraksionin e parë të lojës me rezultat të barabartë 0:0.

    Me rezultat të njëjtë është mbyllur pjesa e parë edhe në takimin që po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë mes Dukagjinit dhe Ulpianës.

    Për dallim nga dy ndeshjet e lartcekura, në takimin mes Prishtinës dhe Feronikelit janë realizuar katër gola.

    Prishtina po e “demolon” skuadrën nga Drenasi pas pjesës së parë duke udhëhequr 4:0.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark