×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mbyllen shkollat dhe çerdhet”, kryetari i Vushtrrisë flet për gjendjen e jashtëzakonshme pas vërshimeve

    Insajderi
    15 June 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve të mëdha si pasojë reshjeve të shiut, shkruan Insajderi.

    Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë për Insajderin se sot situata është më e qetë, por njoftoi se janë mbyllur shkollat dhe çerdhet për sot dhe nesër.

    “Mbrëmë e kemi pas një natë jashtëzakonisht të vështirë për shkak të reshurave dhe daljes nga shtrati të lumit Stena që i ka marrë disa shtëpia andej përgjatë lumit në qytetin e Vushtrrisë. Po ashtu ka pasë edhe disa shtëpi në disa fshatra, por në qytet gjendja u kanë ma kritike, për këtë arsye kemi shpallë gjendje të jashtëzakonshme. I kemi mobilizuar kompanitë private të cilët kanë ardhur në mënyrë vullnetare kanë pastru urat të cilat janë bllokuar për shkak të reshurave”.



    “Sot situata është më e qetë. Kemi pas mbledhje të stafit emergjent në ora 10. Ekipet janë në terren, situata është nën kontroll. Për shkak të kësaj situate, sot edhe nesër i kemi lëshu nxënësit. I kemi mbyllë shkollat dhe çerdhet për sot dhe nesër”, tha Idrizi.

    Tutje, Idrizi tha se sot nuk ka ndërprerje të rrymës dhe se vlerësimin e dëmeve do ta bëjnë në ditët në vazhdim.

    “Dje ka pas ndërprerje të energjisë elektrike, por sot jo. Ka disa dëme materiale, por vlerësimin do at bëjmë më vonë”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark