×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mbyllja e komunave paralele dhe OJQ’së, BE del me reagim

    Insajderi
    04 February 2024 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar për mbylljen e komunave paralele dhe OJQ-së, duke thënë se mbyllja e tyre do të ketë efekte negative.

    Stano i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut.

    Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb në Kosovë, pasi do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”.

    Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e BE-së.

    https://www.eeas.europa.eu/eeas/kosovo-statement-spokesperson-latest-police-operations-against-serbia-run-entities_en

    Mbrëmë ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ai tha ka se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës dhe se po nxitë tensione të panevojshme etnike.

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha Hovenier.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark