×
  • Showbiz
  • Show

    Mc Kresha dha dorëheqje pak muaj pasi mori një post në skuadër, klubi kosovar sqaron çfarë ndodhi

    Insajderi
    22 September 2023 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kush e ndjek Mc Kreshën tashmë e di që artisti krahash muzikës pasion ka edhe futbollin.

    Madje Kresha ka shkuar edhe më larg duke u pajisur edhe me licencë për trener dhe muaj më parë u angazhua në një klub futbolli si menaxher gjeneral.

    E angazhimi i tij aty, nuk zgjati shumë.

    Skuadra e Ligës së Parë, Phoenix nga Banja ka sqaruar situatën me reperin kosovar.

    Në njoftimin e skuadrës istogase thuhet se reperit i ishte ofruar pozita e menaxherit gjeneral por që e kishte refuzuar për shkak të angazhimeve në koncerte.

    Dua t’ju informoj rreth një zhvillimi të rëndësishëm në klubin tonë, FC Phoenix, në lidhje me pozitën e menaxherit gjeneral.
    Para disa mujave, i kemi ofruar pozitën e menaxherit gjeneral të ekipit tonë Mc Kreshës. Megjithatë kësaj oferte, ai, i cili po kthehej nga angazhime të mëdha në koncerte, nuk mundi të qëndronte afër ekipit dhe, me keqardhje, vendosi të lirojë pozitën e menaxherit.
    Si klub, jemi mirënjohës për marrëveshjen dhe i uronim sukses në të ardhmen. Ne po vazhdojmë të punojmë me qëllim të përmirësimit të performancës sonë dhe besojmë tek trajneri ynë për të udhëhequr ekipin drejt suksesit” thuhet në sqarimin e Phoenix.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark