Pas skandalit me 100 mijë euro grant për vëllain e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, është zbuluar një dokument tjetër që tregon se ministri Peci ka shpërblyer me 100 mijë euro edhe këshilltarin e tij të jashtëm, Naim Huruglica.
Në lidhje me këtë, profesori universitar Avdi Smajlaj ka reaguar duke thënë:
“Me 100 mijëshe po të soske ky, nuk po folke ndër to. Jo rastësisht e ka kapur ministrinë që shpërndanë më së shumti lek. Meqë vendi ka ra në këtë derexhe, keqpërdorni sa të mundeni. Mos harroni që ju e doni Rugovën dhe Rugovizmin se ua mbulon marren dhe iu sjell edhe vota”, është shprehur ai.