×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Më 17 nëntor promovohet libri poetik i Halil Matoshit

    Insajderi
    06 November 2023 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 17 nëntor, 2023, me fillim nga ora 19:00, në Teatrin “Oda”, Prishtinë, do të promovohet libri poetik i Halil Matoshit, “The Lil’s Poem”, i botuar këtë vit nga shtëpia botuese prishtinase “Littera”.

    Poeti Halil Matoshi është i njohur për vargun dhe shtresat tematike dhe gjuhësore që e përcjellin poezinë e tij.

    Matoshi deri më tash ka botuar një sërë veprash letrare dhe publicistike, si “Udhëtim nëpër ëndërr të keqe”, “Lajmësi memec”, “Udhëtim nëpër zgjëndër të keqe”, “Hija e krishtit”, “Katedrale prej letre”, “N’zanafillë”, “Gdhendje drite”.

    Ai për një kohë ka qenë kryeredaktor i gazetës letrare dhe kulturore “Sheshi”, që në fillim të shekullit XXI ka funksionuar si një dritare e zhvillimeve letrare në Kosovë dhe një urë përmes së cilës janë përafruar lexuesi vendor dhe zhvillimet e reja të përbotshme artistike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark