×
  • Lajme
  • Insajderi

    Me 7 korrik, Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s

    Insajderi
    06 July 2022 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një delegacion i lartë Këshillit të Aleancës Veri-Atlantike do të zbarkojë në Kosovë më 7 korrik dhe do të vizitojë misionin e KFOR-it dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.

    Nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, do të drejtojë takimet në terren, njofton NATO.

    Gjithashtu Geoana do të takohet në Prishtinë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe gjithashtu kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

    “Ambasadorët e Aleatëve dhe të Partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe. Ata do të kenë edhe një shkëmbim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. Ambasadorët do të kenë mundësinë të angazhohen me trupat e KFOR-it”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Lajmin e ka bërë të ditur edhe zëdhënësja e NATO-s, Oana Lugescu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark