×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Me 9 qershor në zgjedhje? – Hamza sfidon Kurtin: Hajde

    Insajderi
    28 March 2024 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate.

    Hamza ka thënë se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

    Ai pati edhe një mesazh për Albin Kurtin.

    “Hajde”, tha Hamza në Klan duke e ftuar Kurtin për zgjedhje.

    “Kryetari i Partisë Demokratike e ka thënë qartë, ka propozuar edhe datë, ka propozuar muajin qershor si muaj optimal për të shkuar në zgjedhje”, tha ai.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka propozuar 9 qershorin si datën kur mund të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare.

    Këtë propozim, Krasniqi e ka bërë në Pressing duke komentuar gatishmërinë e kryeministrit Albin Kurti, për t’ua dhënë opozitës votat e partisë së tij për ta shpërndarë kuvendin, rrjedhimisht të shkohet në zgjedhje të reja.

    “Unë mendoj që ne duhet të merreshim vesh që të shkojmë në zgjedhje më 9 qershor. Koincidon me zgjedhjet parlamentare evropiane, zgjedhjet për Parlamentin Evropian mbahen nga 6 deri më 9 qershor. 9 qershori është e diel”, deklaroi Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark