Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë me numër 10.
Tahiri ishte ministër i Drejtësisë, gjatë qeverisjes së PDK-së.
PDK ka premtuar se në 100 ditëshin e parë do ta krijojë “Byronë Kombëtare të Hetimit”, koncept ky i një strukture hetimore që do të ketë policë e prokurorë hetues të cilët, llogari do t’i japin vetëm kësaj byroje dhe ligjit.
Puna kryesore e kësaj byroje sipas Abelard Tahirit, do të jetë luftimi i korrupsionit, ndjekjes së financave të dyshimta, identifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme dhe të pashpjegueshme të çdo politikani zyrtar dhe kujtdo tjetër në Republikën e Kosovës.
Ndër të tjerash, PDK planifikon të jetë shumë strikte, ata zotohen se me anë të kësaj byroje, do të pezullojnë automatikisht çdo zyrtar të dyshuar për korrupsion dhe abuzim