×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Me Adriatikun edhe shahemi”, Kelmendi me dy postime për mbretin Charles, faqja satirike ironizon me të

    Insajderi
    09 September 2022 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, nuk e ka menduar se do të bëhet viral në rrjete sociale, kur ka shkruar një status për Mbretin Charles.

    “Mikut tim, Mbretit Charles, i uroj ditë të qeta mbretërore”! 😊

    Kjo fjali e shkruar pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, e cila ia la fronin djalit të saj Charles, u ‘përqesh” në rrjet, pasi Kelmendi iu referua mbretit si “mik”.

    Kur ai pa postimet e shumta ironizuese, e shtoi edhee vetë dozën e ironisë në postimin tjetër, kur shpërndau një fotografi tjetër me Charles, si për të treguar që njihen personalisht.

    Këto postimi nuk i ikën faqes satirike Breaking Bad Kosova. Ata bën një grafikë me foton e Charles, kinse me një citat të tij, ku shkruan: Me Adriatikun edhe shahemi.

    Si për t’i marrë me qetësi krejt statuset “kundër” tij, ai e ka shpërndarë edhe postimin e BBK në Facebook.

    Disa postime të tjera ironizuese, lidhur me atë çfarë tha Kelmendi:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark