×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Me budallallëkun e ndalimit të pagave të mësuesve nuk pajtohet as Agim Bahtiri

    Insajderi
    04 October 2022 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    As Agim Bahtiri që dikur udhëhiqte me Mitrovicën e Jugut nën petkun e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po pajtohet me budallallëkun e ndalimit të pagave për mësuesit që ishin pjesë e grevë qysh nga 25 gushti, shkruan Insajderi.

    Bahtiri përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar nga minsitri i Financave, Hekuran Murati të ekzekutojë pagat për mësimdhënësit.

    “Pagat e mësimdhënësve duhet patjetër të ekzekutohen nga Ministria e Financave. Andaj, ftoj ministri Hekuran Murati që t’i ekzekutoj pagat pa vonesë. Inflacioni financiar i muajve të fundit dhe shpenzimet e shtuara familjare për t’u përgatitur për dimër, domosdoshmërisht që vendosin në vështirësi familjet e mësimdhënësve. Kur shtojmë këtu edhe faktin se shumica prej mësimdhënësve kanë kredi në bankat komerciale, atëherë mos-ekzekutimi i pagave do t’i godiste rëndë mësimdhënësit dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai përcjell Insajderi.

    Bahtiri thotë se ekzekutimi i pagave duhet të përcillet me kompensimin e orëve mësimore, të humbura gjatë kohës së grevës.

    “Ekzekutimi i pagave do të duhet të përcillet edhe me obligimin që mësimdhënësit t’i kompensojnë orët e humbura mësimore gjatë këtij viti shkollor”, shkruan Bahtiri.

    Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) pret që Qeveria e Kosovës nesër të procedojë me pagat për muajin shtator për mësimdhënësit, në të kundërtën “do të bartë përgjegjësi të plotë për destabilizim eventual të situatës dhe shkelje të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark