×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Me cilat skuadra evropiane bëjnë tifo politikanët e Kosovës?

    Insajderi
    13 March 2023 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikanët e Kosovës shpesh i shohim në tribunën VIP të stadiumit “Fadil Vokrri” kur luan kombëtarja e Kosovës.

    Mirëpo ka nga ata që janë tifozë të skuadrave evropiane dhe nuk hezitojnë që skuadrën e tyre të zemrës ta ndjekin edhe në stadiume, shkruan Indeksonline.

    Indeksonline ka zgjedhur disa nga politikanët më tifozë që ka Kosova dhe që shpesh i shohim në arenat më të mëdha evropiane.

    Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca, përvec ndeshjeve të Kosovës nuk kanë shprehur publikisht admirimin për ndonjë skuadër.

    Më poshtë janë emrat e disa politikanëve dhe klubet që ata përkrahin.

    HASHIM THAÇI – AC MILAN

    Ish-presidenti i Kosovës ka qenë i lidhur me futbollin si i ri. Përvec si futbollist aktiv, ai ka shprehur edhe admirimin e tij për futbollin. Thaçi në intervistat e tij ka shprehur pëlqimin për skuadrën e Milanit.

    RAMIZ LLADROVCI – BAYERN MUNCHEN

    Kryetari i Komunës së Drenasit është një nga tifozët më të mëdhenj të futbollit. Përveç ndeshjeve të Kosovës që i ndjek shpesh edhe si mysafir, i pari i Drenasit është edhe tifoz me gjigantët e Gjermaisë, Bayern Munchen.

    Ai shpesh ka ndjekur ndeshjet në “Allianz Arena” dhe ka postuar fotografi me fanellën e Bayernit.

    LUMIR ABDIXHIKU – AC MILAN

    Kryetari i LDK-së ka shprehur admirimin e tij për Milanin. Ai shihet shpesh duke e ndjekur skuadrën italiane edhe nga stadiumi. Abdixhiku ka mbështetur Milanin edhe në kohë të vështira.

    FATMIR LIMAJ – BARCELONA

    Kryetari i NISMA-s është deklaruar se është tifoz me skuadrën e Barcelonës. Ish-ministri i infrastrukturës madje ka qenë edhe si i ftuar special i presidentit Josep Maria Bartomeu.

    AVDULLAH HOTI – LIVERPOOL

    Avdullah Hoti është tifoz i zjarrtë i Liverpoolit. Ish-kryeministri është parë shpesh duke publikuar statuse në rrjetet sociale në përkrahje të “Reds-ave”.

    PËRPARIM RAMA – LIVERPOOL

    Edhe pse ka jetuar në Londër, Përparim Rama është një tifoz i Liverpoolit. Edhe pse nuk ka publikuar ndonjë fotografi, gjatë fushatës zgjedhore, i pari i Prishtinës ka shprehur admirimin e tij për skuadrën që aktualisht drejtohet nga Klopp.

    BEKIM HAXHIU – MANCHESTER UNITED

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në një intervistë për mediat në Kosovë ka deklaruar se është tifozë i Manchester United. Kujtojmë se deputeti Haxhiu është shumë aktiv në futbollin vendor.

    LUTFI HAZIRI – ARSENAL

    Lutfi Haziri është deklaruar se është një tifoz i skuadrës së Arsenalit. Në një postim në rrjetet sociale, Haziri krahas emrit të Dritës dhe Gjilanit, ka shkruar emrin e skuadrës së Arsenalit.

    FATO PECI – AC MILAN

    Ministri Faton Peci ka qenë tifoz i Milanit. Në një intervistë ai ka deklaruar se ka ndjekur me shumë fanatizëm skuadrën italiane.

    RAMUSH HARADINAJ – LIVERPOOL

    Ramush Haradinaj duket se është një tifozë i Liverpoolit. Edhe pse nuk e ka shprehur në publik, kryetari i AAK-së është parë në maratonën e Prishtinës me fanellën e Liverpoolit.

    BEHXHET PACOLLI – MANCHESTER UNITED

    Behxhet Pacolli nuk ka folur ndonjëherë për admirimin e skuadrës së Manchester United. Mirëpo, emri i ish-presidentit të Kosovës është përmendur si i mundshëm për të blerë gjigantin anglez. /IndeksOnline/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark