×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Më dhemb shumë”, si asnjëherë më parë Dj PM bën rrëfimin prekës

    Insajderi
    16 November 2022 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dj PM prej vitesh i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë, por që padyshim mori shumë vëmendje pas pjesëmarrjes së tij në ‘BBV’.

    Dj Pm së fundmi është shndërruar në njërin nga personazhet më të personazhet më të përfolura në mediat rozë.

    Dj i njohur që njihet për natyrën e tij super energjike dhe pa komplekse së fundmi ishte i ftuar në 8a8 ku së bashku me Dj Dagz bën një nga rrëfimet më të ndjera për jetën dhe karrierën e tyre.

    Mes tjerash PM zbuloi se ai kishte ëndërr të bëhej futbollist fushë, të cilën e la për shkak të kushteve ekonomike. Dj Dagz zbuloi se PM ishte super i talentuar në futboll, gjë që e aprovoi edhe vet Pajtimi duke thënë se kjo i dhemb shumë.

    “Nuk dua të flas edhe shumë për këtë pjesë sepse më dhemb shumë”, tha ai.

    Sot ai së bashku me Dagz janë dyshja padyshim ndër më të suksesshmit në muzikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark