×
Insajderi / Insajderi

“Me ditë që janë të VV-së, i shkoj te dera Albin Kurtit”, Zemaj flet për tentim atentatin

Insajderi
18 January 2023 - 23:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Armend Zemaj, deputeti LDK-së i cili ka denoncuar në polici kërcënimet ndaj tij dhe deputetëve të tjerë ka folur lidhur me rastin.

Ai ka treguar se ky informacion ka ngritur shqetësim në gjithë familjën dhe rrethin e tij.

Zemaj madje, ka përmendur edhe eksponentët e VV-së, për të cilët thotë se po ta dijë nëse janë të përfshirë në një mënyrë në këtë atentat, do të ju shkoj te dera e shtëpisë.

“Kemi pranuar informacion, të bazuar. Por, informacioni së pari është përcjell në organet hetimore, pastaj te Policia e Kosovës. Nuk di më shumë për besë. Për mua dukej fatkeqësisht normale, duke u nisur prej asaj çfarë kemi kaluar si familje. Te shohim çfarë po prodhon e nesërmja. Potencialisht si ideologji mund të jenë të ndërlidhur me VV-në. Me ditë që janë në VV i shkoj te dera kryetarit të VV-së ose të asaj partie, se kam dert atë punë. Nëse ata munden me pas ndikim. Te shohim çfarë po thonë policia dhe partnerët tjerë që kanë informacione. Është tepër e ultë me bisedu, dhe më e poshtër me dëgju që një shqiptar e dëshiron eleminimin.”, tha tutje Zemaj në Prime Time në Kanal10.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark