×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Më duhet t’i ushtroj penalltitë”

    Insajderi
    11 December 2022 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Holanda është eliminuar nga Kampionati Botëror në fazën e çerekfinales.

    Pas 90 minutave të barabarta 2-2, holandezët u mposhtën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-2 nga Argjentina.

    I pari që ka humbur penalltinë për ‘tulipanët’ ishte kapiteni i tyre Virgil Van Dijk.

    Kapiteni i holandezëe foli për eliminimin nga Kupa e Botës, duke thënë se është i zhgënjyer dhe trishtuar.

    “Kishim punuar shumë për këtë ndeshje dhe ishim përgatitur për penalltitë. Nuk e di çfarë mungoi, por duhet të kishim bërë më tepër në shumë aspekte”. Për nga mënyra se si barazuam duhet të kishim marrë më shumë forcë”.

    “Kishim shumë besim se do të ecnim përpara me këtë grup djemsh, por fatkeqësisht nuk ndodhi. Jam i trishtuar, i zhgënjyer. Gjithçka nga pak”, tha Van Dijk.

    Tutje qendërmbrojtësi holandez foli edhe penalltitë, duke thënë se i duhet të bëj praktikë për të qenë më i saktë.

    “Ishte një ndeshje që kishte gjithçka dhe u luajt me një shpirt të madh. Në një moment të tillë penalltitë bëhen të rënda dhe ishte e vështirë, por ndoshta topi mund të shkonte më shumë në këndore. Kjo do të thotë se më duhet ende praktikë”, deklaroi kapiteni i holandezëve. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark