Lideri i “Intelektualëve”, Taulant Byqmeti ka reaguar në lidhje me rrahjen që ndodhi në një lokal në Gjilan, pas përfundimit të ndeshjes Drita-Prishtina. Byqmeti thotë se u sulmua fizikisht nga persona të kryesisë së Dritës dhe përmend me emra ata.
Ai në reagimin e tij ka përmendur edhe një polic të njësisë speciale që sipas tij e ka rrahur. Sipas tij polici Fidan Kurtalani e ka fyer dhe e ka sulmuar fizikisht në zhveshtore pas ndeshjes.
“Fidan Kurtalani (edhe ky anëtar i krysisë së klubit ) ku ë ka fyer dhe sulmuar fizikisht ne zhveshtore e klubit (pas ndeshjes ) dhe ka qenë në dijeni për sulmin që do të bëhet ndaj meje dhe familjes sime“, ka shkruar ai.
Ndryshe, Drejtori i “FC Drita”, Valon Zymberi dhe kryetari i tifozëve “Intelektualët”, Taulant Byqmeti janë ndaluar për 48 orë pas një përleshje që ka ndodhur mbrëmë në një kafiteri në Gjilan.
Lajmin për ndalimin e tyre e ka konfirmuar për Insajderin, Zyra për Informim në Gjilan.
“Ju konfirmojme se tre te dyshuarit qe jane arrestuar nga Policia e Stacionit Policor Gjilan per rastin e ndodhur dje në nje kafiteri te qytetit rreth ores 18:10hrs ju eshte shqiptuar masa e ndalimit prej 48 oreve nga Prokurori i Shtetit”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndalimi i tyre ka ardhur pasi të mërkurën në mbrëmje, drejtori sportiv i FC Dritës, Valon Zymberi bashkë me disa persona tjerë kanë sulmuar fizikisht kryetarin e tifozëve, Intelektualët, Taulant Byqmetin në vendin e tij të punës.
Valon Zymberi e Intelektualët nuk kanë marrëdhënie të mira së fundmi, teksa ky gjest eksalon situatën mes tyre.