×
  • Lajme
  • Insajderi

    Me kënd do të bëjë koalicion LDK-ja në Llap – Flet Ekrem Hyseni

    Insajderi
    20 October 2021 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për kryetari të Podujevë nga radhët e LDK-së, Ekrem Hysen në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka treguar se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti për përballje në balotazh me Shpejtim Bulliqin e Vetëvendosjes.

    “ Ne kemi menduar për koalicion të qartë dhe të prerë i cili është me qytetarët dhe lidhja me ta, ashtu siç na kanë përkrahë dhe entuziazmin e tyre do ta kemi koalicion dhe do të punojmë bashkë”, tha Hyseni për Insajderin

    Hyseni arriti ta përmbysë rezultat në Llap duke dërguar në balotazh Shpejtim Bulliqin i cili 6 muaj më parë kishte fituar bindshëm në këtë komunë.

    Ekrem Hyseni arriti të fitojë besimi e llapjanëve duke marrë 16 mijë e 451 vota kurse kundër kandidati i tij Shpejtim Bulliqi arrit të marrë 16 mijë e 338.

    Me 113 vota më shumë Hyseni u rendit i pari në listën duke lënë pas Shpejtim Bulliqin e VV-së, Floreta Zejnullahun e PDK-së, Besnik Tahirin e AAK-së, Gazmend Ismalin e OBKD dhe Xhemajl Hasanin e Nisma-s.

    Lidhja Demokratike u radhit e para edhe sa i përketë partisë më të votuar me plotë 11 mijë e 692 vota.

    Ndryshe nga Hyseni, nga Lëvizja Vetëvendosje ende nuk dihet nëse do të ketë koalicion me ndonjë parti./Insajderi.org

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark