×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Më pak përdorime të telefonit dhe po vendoset rripi i sigurisë”- Policia e Kosovës thonë se po vërehet respektim më i madh i rregullave në trafik

    Insajderi
    23 April 2024 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi ka folur për zbatimin e ligjit të ri të komunikacionit, aksidentet, gjobat dhe apelet e policisë për ngasësit e automjeteve në Kosovë.

    Sa i përket zbatimit të ligjit të ri të komunikacionit, Rexhepi tha se Policia e Kosovës me shumë akterë të tjerë kanë marrë shumë veprime të cilat kanë të bëjnë me sensibilizimin qoftë të shoferëve e pjesëmarrëseve të tjerë në trafikun rrugor.

    “Ndonëse ligji i ri ka hyrë në fuqi para tri javësh, është vërejtur një ndryshim në komunikacion. Ka më pak përdorime të telefonit gjatë vozitjes dhe rripi i sigurisë nga shumica dërmuese po vendoset si dhe kundërvajtje të tjera qoftë shpejtësia e të tjera janë ulur dukshëm”, tha Rexhepi për televizionin publik.

    Sipas tij, gjatë një kontrolli rutinor në autostradë rreth gjysmë ore janë ndalur disa vetura dhe rripi i sigurisë nga ngasësit e vetura po vendoset në maksimum.

    “Ne e vlerësojmë këtë për faktin se edhe nga ekspertizat gjatë aksidenteve ka ardhur në përfundim se rripi i sigurisë parandalon vdekjet”, tha Rexhepi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark