×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Me pantollona të shkurtër dhe me mjekërr- Fotot e tre sulmuesve të Valon Sylës

    Insajderi
    14 April 2023 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kenan Hasani, Okan Hasani dhe Lum Dervishi të dyshuarit që sulmuan fizikisht gazetarin Valon Syla janë shoqëruar të prangosur për në gjykatë.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’.

    Gazeta Insajderi sjell foto të tre sulmuesve të Valon Sylës.

    Një nga sulmuesit u paraqit me pantollona të shkurtër dhe me mjekërr, ndërsa tjetëri kishte mbuluar tërësisht fytyrën.

    Seanca ndaj tyre do të mbahet sot me fillim nga ora 10:00.

    Sylën e kishin përcjellur sulmuesit, derisa ka dalur nga ndërtesa e T7, ku ishte i ftuar në emisionin Pressing, pastaj e kishin ndjekur me veturë dhe para shkallëve të një lokali në Bregun e Diellit e kishin sulmuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark