×
  • Sport
  • Sport

    Me shumë emocione rrëfehet Uta Ibrahimi: Ky ishte momenti më i vështirë kur u ngjita në Everest

    Insajderi
    15 January 2021 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Alpinistja shqiptare, Uta Ibrahimi, ishte vajza e cila hoqi dorë nga të gjitha për tu ngjitë maleve më të larta të botës.

    Kur shfaqi dëshirën për të ngjitur malet si profesioniste, asnjë nuk e mori seriozisht dhe shumë persona i shkuan kundër duke i thënë se nuk është një sport për vajza.

    Së fundmi alpinistja ishte e ftuar në emisionin “Sui Generis” ku shpalosi eksperiencën e saj në ngjitjen e maleve më të larta teksa veçon majën e Everestit.

    Ndonëse ajo kishte vendosur të sfidonte majën më të lartë, alpinisten kishin provuar ta eleminojnë nga lista për të mos vazhduar ekspeditën e saj me arsyetimin se vajzat  nuk janë të përgatitura fizikisht për të bërë një ngjitje të tillë,por Uta nuk u dorëzua dhe vazhdoi e vetme ëndrrën e saj.

    Duke pas një ekperiencë të tillë, Uta ka një mesazh për të gjitha vajzat që rrallë fol për një gjë të tillë.

    Për ta kuptuar klikoni në intervistën e bashkangjitur nga minuta e 05:17.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark