Prishtina ka pësuar humbje befasuese nga Malisheva pasi është mposhtur si vendas me rezultat 1-2.
Pas disfatës ndaj Malishevës, ka folur edhe kryetrajneri prishtinas, Ismet Munishi.
“Pësuan golin e parë pas një gabimi individual, luajtëm me një lojtarë më pak në pjesën e dytë, humbje e dhimbshme. Më shumë shansa krijuam me 10 lojtarë se me 11. Nuk ka justifikime. Më bjen keq që humbëm”, tha Munishi.
Me këtë fitore, Malisheva ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 28 pikë, derisa Prishtina mbetet e katërta me 32 sosh.