×
  • Showbiz
  • Show

    “Më tha jam fans i yti”, Lorik Cana flet për takimin me Macron

    Insajderi
    30 October 2023 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I ftuar në “Më Lër të Flas” Lorik Cana ka treguar për takimin që pati me presidentin francez, Emmanuel Macron gjatë vizitës në Shqipëri.

    Ish-kapiteni i Kombëtares zbuloi se Macron i ka thënë që ishte fans i tij, për shkak se është tifoz i Marsejës, skuadra franceze ku Cana ka luajtur dhe ka qenë kapiten.

    “Ma ka dërguar ftesë që të isha pjesë e delegacionit kulturor, si njeri që ka krijuar ura mes dy vendeve. E pranova direkt ftesën dhe të udhëtoja me të. Në 2 orë e 30 minuta me të, e takova vetëm për 30 minuta. Ai erdhi i fundit, takoi të gjithë njerëzit që ishin aty. Unë iu prezantova, ai më tha që të njoh shumë mirë dhe që ishte fans i imi.

    Pas një orë, një orë e ca, më ftoi tek pjesa e avionit ku qëndronte Macron. Ne kishim të drejtë që në pjesën e dytë të bënim foto etj, në pjesën e për nuk lejohej të merrej telefoni. Ai më kishte ruajtur vendin pranë tij, pastaj e ndihmova dhe për fjalimin e tij shqip. Ishte një komunikim interesant, dy tifozë të Marsejës. Ishte kurioz edhe për Shqipërinë, pastaj folëm dhe për Kosovën.

    Unë i fola për marrëdhëniet me Serbinë, shumë gjëra, jo për ndeshjen, i thashë që jemi të drejtuar drejt Evropës dhe duam të gjejmë vendin tonë në Evropë.

    Unë i dhashë dy dhurata, së pari fanellën e Kombëtares si simbol bashkimi dhe suksesi për ne shqiptarët. Dhe dhurata e dytë, ishte fanella e fundit që kam mbajtur si kapiten i Marsejës. Ishte tepër personale si dhuratë”- tha Cana.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark