×
Show / Fashion

Më thuaj ku e vendos unazën, të të tregoj çfarë njeriu je

Insajderi
09 May 2019 - 19:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe vendi ku ju vendosni unazat mund të ketë kuptim, edhe nëse nuk e imagjinoni dot. Ju shpesh mund të vendosni një unazë, por gjithmonë e keni një gisht të preferuar, prandaj shikoni në kuptimin e gishtit që vendosni më shpesh aksesorin.

Gishti i vogël – Ky është gishti ku vendosen më rrallë unaza. Njerëzit që bëjnë këtë zgjedhje janë shumë komunikues dhe sensitivë. Kanë aftësi të mira drejtuese dhe marrin cdo gjë që duan.

Gishti i unazës – Nëse e vendosni në dorën e djathtë, kjo do të thotë se të pëlqen cdo gjë e përsosur. Ju pëlqeni të rrisni kreativitetin e njerëzve dhe të nxirrni më të mirën e tyre.

Nëse e vendosni unazën në dorën e majtë, tregon se jeni persona krijues dhe keni vetëbesim të lartë.

Gishti i mesit – Në rast se e vendosni në dorën më të dobët, kjo tregon se jeni të pavendosur dhe gjithmonë kërkoni ndihmë tek të tjerët. Ju dëshironi të dini cfarë mendojnë të tjerët rreth situatave të ndryshme.

Gishtri tregues – Nëse e vendosni unazën në gishtin më të fortë (tregues), kjo tregon se keni vetëbesiim të lartë dhe e dini mirë cfarë do të thotë të jesh lider. Nëse e vendosni në gishtin më të dobët, kjo do të thotë se jeni person influencues.

Gishti i madh – Nëse vendosni unazën në këtë gisht, atëherë jeni person autoritar dhe nuk shihni asnjë problem tek vetja në cdo lloj situate. Nëse e vendosni në gishtin më të dobët, tregon të kundërtën pasi ju i lejoni njerzëit t’ju japin urdhra.

/Ora News.tv/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark