×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Me veturën pa regjistrim tejkaloi shpejtësinë e caktuar, qytetari dënohet nga policia

    Insajderi
    16 January 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një qytetar në Ferizaj është gjobitur pasi ë zonën 50km kishte vozitur në shpejtësi prej 104km/h madje edhe vetura ishte me afat të skaduar.

    Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ka shqiptuar gjobë trafiku ndaj një 39 vjeçari në Ferizaj.
    “Me datën 16.01.2024 rreth orës 09:24 në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin J.R (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 104 km/h, Ndërsa veturës i kishte skaduar regjistrimi që nga data 23.09.2023″- shkruan në njoftimin zyrtar.

    Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

    Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark