Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi me anë të një postimi në Instagram ka komentuar pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e e shënimit të ditës së pavarësisë së SHBA-ve.
Ai ka falënderuar ambasadorin Hovenier për ftesën duke u shprehur që shpreson se ky vit të jetë i fundit që ai e pret pa babain e tij i cili gjendet në Hagë.
“Me vite të tëra ishte babi në pritjen e madhe diplomatike amerikane për 4 korrikun, edhe këtë vit mungon, shpresojmë të jetë i fundit, por falënderoj nga zemra ambasadorin Hovenier për ftesën që më nderoi mua, babain dhe familjen, Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në”, ka shkruar ai.