×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Me votën tuaj pro, e dëshmoni që jeni krah Policisë së Kosovës”

    Insajderi
    19 October 2023 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, iu ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive parlamentare që t’i mbështesin kërkesat e Policisë së Kosovës.

    Përmes një thirrjeje publike, Daut Haradinaj ka thënë se sot duhet me qenë unik si asnjëherë më parë për Policinë e Kosovës.

    “Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të dëshmojnë që janë vërtetë në anën e Policisë së Kosovës duke plotësuar kushtet për ta. Ata që na nderojnë e na bëjnë krenarë e besa edhe e rrezikojnë jetën në shërbim të mbrojtjes së rendit dhe ligjit, s’duhet lënë në mëshirën e fatit, s’duhet lënë dyerve të diskotekave për një kafshatë buke. Si kurrë më parë të jeni unik për policinë që e kemi!”, ka thënë Daut Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark