×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Medalioni i henës”, përformancë poetike me vargjet e Ismail Kadaresë

    Insajderi
    07 July 2023 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një eksperiencë unike për të shijuar vargjet e Ismail Kadaresë që vijnë me zërat e aktorëve të mirënjohur të skenës dhe filmit shqiptar, si Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Olta Daku, Xhelal Tafaj, Arben Derhemi dhe Anila Basha.

    Kjo përformancë do të mbahet më datën 11 korrik, ora 21:00, në Durrës, konkretisht në ambientin e quajtur Torra Veneciane.

    Një festë e teksteve më të bukura kadareane, të sjellë në këngë nga Vikena Kamenica,shoqëruar në flaut nga Doarsa Dervishi dhe në kitarë nga Arbër Cerri.

    Nën tingujt e dy mjeshtrave, kompozitorëve Haig Zacharian e Endri Sina vjen muza e dansit Vanesa Barushi.

    Balerinë: Vanesa Barushi.

    Koreografia: Joli Eleni Gjovreku.

    Idea & Regjia: Driada Dervishi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark