×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediet amerikane për Vlora Çitakun: Nga refugjate në ambasadore në ShBA

    Insajderi
    04 February 2018 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është një histori e vërtetë, nga të qenit refugjate drejt rrugës për t’u bërë ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo tani është në mesin e kuadrit e cila kontribuon në rritjen e grave, ambasadore në Uashington, ajo është Vlora Çitaku, ish-refugjate e Kosovës, shkruan “Thegeorgetowndish”, raporton Insajderi.

    Ambasadorja Çitaku thotë se ajo lufton për të gjitha të drejtat e njeriut, por i kushton rëndësi të veçantë drejtave të grave. Çitaku 37-vjeçare, thotë se i pëlqen që të përfshihet në politikë.

    Ajo ishte vetëm një adoleshente kur u bë përkthyese dhe gazetare e lajmeve ndërmbëtare në fillim të Luftës së Kosovës. Pastaj në fund të viteve 1990 teksa lufta u përshkallëzua, ajo u bë e pastrehë dhe në ato kohë të vështirë ajo u ndihmua nga CARE, një organizatë bamirëse ndërkombëtare.

    Më vonë, ajo hyri në politikë për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Para se të bashkohej me trupin diplomatik të vendit të saj, ambasadorja Çitaku ishte anëtare e Parlamentit dhe shërbeu si ministre për Integrime Evropian. Dhe në gusht të viti 2015 ajo u bë ambasadore.

    Me një anglishte të përsosur, ambasadorja krenare tha në Klubin e Qytetit të Uashingtonit se në qytetin e saj të origjinës të gjithë flasin anglisht.

    “Kosova ka popullsi ku shtatëdhjetë për qind e popullsisë është nën 30 vjeç”, ka thënë ambasadorja Çitaku.

    Ajo ka thënë gjithashtu se kultura në vendin e saj është  është shumë e larmishme me një spektër të gjerë njerëzish që përfaqësojnë mënyra të ndryshme të jetës dhe feve”. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark