Mediat greke e kanë qarë paraqitjen e dobët të ekipit të tyre kombëtar në barazimin me Kosovën në Prishtinë të dielën, i cili pothuajse ia shoi shpresat Greqisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.
Greqia e kishte fitoren në dorë, megjithëse luajti më dobët se Kosova, por nuk ia doli ta mbajë atë duke pësuar gol në kohën shtesë në stadiumin Fadil Vokrri.
Ky barazim praktikisht ia shuan shpresat për kualifikim Greqisë, e cila ka vetëm tri pikë në vendin e parafundit. Hiç më mirë s’i ka punët as Kosova, megjithatë, pasi ka vetëm katër pikë.
“Greqia do të mundohet të mbetet në garë matematikisht të mërkurën (kundër Suedisë), megjithatë treni për Katar ka ikur dhe ekipi kombëtar nuk hipi asnjëherë në të”, shkruhet në raportin e Ethnos.
“Plani i Van Sip për Katar dështoi në Prishtinë”, ishte titulli i raportit të përditshmes tjetër greke, Tovima.
Greqia do të përballet me Suedinë të mërkurën në Athinë, ndërsa Kosova e pret Spanjën në Prishtinë.
Këto dy ndeshje do të vendosin përfundimisht për fatin e Grupit B, me Kosovën dhe Greqinë që në garë kanë mbetur vetëm matematikisht.