×
  • Sport
  • Sport

    Mediat kroate me rrëfime interesante nga Prishtina, tifozët kosovarë tregojnë dashurinë e tyre për Dinamon e Zagrebit

    Insajderi
    05 October 2023 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediumi kroat “24sata” ka qëndruar në Kosovë dhe ka bërë rrëfime të ndryshme për ardhjen e Dinamo Zagrebit në Kosovë.

    Ballkani vazhdon sot (e enjte) rrugëtimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, për t’u përballur në raundin e dytë me Dinamo Zagrebin.

    Ky medium ka takuar tifozë të Dinamos në Prishtinës.

    Ëndrra ime e jetës është të vij në Zagreb dhe të brohoras me djemtë në veri. Nuk do ta harroj kurrë se si qava pas barazimit me Shakhtarin, por edhe sa i lumtur isha që fitova kundër Tottenhamit. Dhe jam shumë i gëzuar që më në fund erdhi Dinamo në Kosovë”, ka deklaruar Amor Mula për këtë medium.

    “E mërkura ishte dita më e mirë e jetës sime, takova lojtarët e mi të Dinamos. Ishte ëndrra ime, nuk e besoj se më në fund ndodhi”, shtoi Amor Mula”.

    “Dinamo ndihet shumë rehat në Kosovë, në çdo hap në qendër të Prishtinës ndjehet mirëpritja e kampionit kroat. Mund të shëtisni pa problem në kryeqytetin e Kosovës në simbolet e Dinamos, askush nuk do t’ju shikojë gabim. Zagrebianët kanë pasur gjithmonë fansa të shumtë në Kosovë dhe në turmë spikat 23-vjeçari Amor Mula. Një djalë që nuk ka qenë kurrë në Zagreb, ai është një dinamo nga koka te këmbët”, shkruan ky medium.

    Amor Mula ka regjistruar edhe një video mesazh për Josip Mishiqin, i cili i ka premtuar fanellën e Dinamos pas ndeshjes. 

    Image

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark