×
  • Sport
  • Sport

    Mediat serbe e kërkojnë dënimin e Dakut për tatuazhin “Katana 138”

    Insajderi
    11 September 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mirlind Daku ishte protagonist i Kombëtares shqiptare mbrëmë duke e shënuar golin e qetësisë ndaj Polonisë, pak minuta pasi hyri në fushën e blertë.

    Sulmuesi shqiptar festoi duke e hequr fanellën, ndërsa në shpinën e tij u pa tatuazhi “Katana 138”, kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani – Katana, i rënë në Betejën e Koshares, i shpallur më pas hero kombëtar.

    Tatuazhi ngriti shumë pluhur në publikun serb dhe mediat e shtetit fqinj po pyesin nëse UEFA do të reagojë për këtë dhe nëse do ta dënojë sulmuesin shqiptar.

    Image

    Nga ana e tij, futbollisti shqiptar nga Kosova e dha një mesazh të fuqishëm dhe emocionues pas lojës.

    “Golin ua dedikoj të gjitha viktimave në Kosovë që dhanë gjithçka për atdheun e tyre, që sot të luajmë këtu dhe të bashkojmë të gjitha trevat shqiptare”, deklaroi sulmuesi.

    Krahas golit të Dakut, ndaj polakëve shënoi gol spektakolar edhe Jasir Asani. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark