Gazeta serbe Blic, në një artikull kushtuar kësaj ngjarje, shkruan se një takim që nisi mjaft mirë, përfundoi në mënyrë të trazuar.
Kjo gazetë duke u thirrur në burimet e veta diplomatike, pretendon se se Mogherini ishte e shqetësuar nga insistimi i Haradinajt për të mos e hequr taksën, transmeton Gazeta Insajderi.
“Nga qarqet dipomatike na është thënë se takimi filloi normalisht, por përfundoi në mënyrë të trazuar dhe rezultati nuk kishte të bënte vetëm me anulimin e konferencën, por edhe me një deklaratë të përbashkët që nuk ishte lëshuar. Mogherini ishte e mërzitur sepse Haradinaj gjatë gjithë kohës fajin për taksën e zhvendosi në Serbi. Atmosfera sipas burimeve ishte shumë e keqe. Ata u zemëruan dhe askush nuk donte të heqte dorë nga qëndrimet e veta”, shkruan kjo gazetë.
Sipas këtij shkrimi, takimi kishte qenë i parashikuar sa do të zgjaste, dhe që delegacionit kosovar kjo nuk i pëlqeu.
“Në fillim temat ishin sundimi i ligjit dhe reformat. Megjithatë Mogherini bëri shumë kritika për traiën 100%, duke thënë se është shkelje, e duke bërë thirrje që Prishtina ta tërheqë atë vendim”, thonë burimet e Blicit serb.
Gazeta serbe thotë se kryeministri kosovar i dëgjoi të gjitha, the tha publikisht se nuk e ka ndërmend të tërhiqet.
Pas kësaj ai ngriti edhe akuza të ashpra për dështimin që BE-ja t’ia jap liberalizimin e vizave kosovarëve.
“Ai tha se ideja për territoret shkatërroi dialogun dhe pozitën e BE-së. Ai gjithashtu deklaroi që kushdo që e pranon idenë e ndryshimit të kufijve është tradhtar”, citojnë burimet serbe.
Problemet në këtë takim i kishte konfirmuar edhe vetë pala kosovare.
Nga qeveria ishte thënë që konferenca ishte anuluar për shkak të dallimeve në qëndrime. /Insajderi.com