×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mediumi i Putinit me skenar të errët për Ballkanin në 2023, shkruan për konflikte në Kosovë e Bosnjë

    Insajderi
    02 January 2023 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, e cila është tërësisht në shërbim të agjendës gjeopolitike të presidentit rus Vladimir Putin, ka parashikuar konflikte në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë vitit 2023.

    Në një artikull të publikuar, agjencia vlerëson se Evropa është bërë “vendi më i nxehtë në botë” dhe se në këtë vit të ri “jo vetëm Kosova, por edhe Bosnja mund të shpërthejë”.

    Megjithatë, sipas mediumit, ngjarja kryesore edhe këtë vit do të mbetet lufta në Ukrainë.

    Këtij artikulli propagandues, i cili më shumë se të jetë një analizë e mirëfilltë, i shpreh dëshirat dhe qëllimit e Putinit, i kanë dhënë zë edhe mediat serbe duke e ripublikuar.

    Viti 2022 ishte një ndër vitet ku mosmarrëveshjet politike të Kosovës me Serbinë thuajse rezultuan me konflikt të armatosur për shkak të situatës së tensionuar që u krijua në veri.

    Pati dhjetëra raportime por edhe akuza direkte nga institucionet e Kosovës së prapa barrikadave dhe dorëheqjeve të organizuara të serbëve nga institucionet e Kosovës, qëndronte Kremlini, me shpresën e hapjes së nja vatre të re konflikti në Evropë. /GazetaExpress

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark