×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mediumi pohon se analisti lëshoi një bombë gjatë intervistës, Rambaja nuk pajtohet me titullin

    Insajderi
    15 March 2024 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Televizioni “Euronews Albania”, ka zhvilluar një intervistë me analistin Sadri Ramabaja. Në kanalin e tyre në Yotoube i kanë vendosur kësaj intervistë një titull që nuk i ka pëlqyer Ramabajës.

    Deklarata bombë e ekspertit…“, shënohet në titullin e kësaj interviste.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i analistit të Vetëvendosjes. E ka demantuar që ka lëshuar ndonjë bombë gjatë kësaj interviste.

    Ai ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook, ku e ka shpërndarë intervistën e dhënë për këtë medium. Ku tema kishte qenë tokat e Manastirit të Deçanit.

    Titulli i plotë i kësaj intervistë është “Deklarata bombë e ekspertit. Tani do të shihni çfarë do të ndodhë në Kosovë, me dhe pa Kurtin”. Bashkangjitur me këtë Ramabaja ka shkruar se titulli nuk përputhet me përmbajtjen.

    “Intervista ime e sotme…(Titulli nuk përputhet me përmbajtjen!)”, ka shkruar Ramabaja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark