×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Medvedev: Nëse humbim luftën në Ukrainë, nuk do të ketë më Rusi

    Insajderi
    22 February 2023 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se nëse Putini humbet luftën kundër Ukrainës, Rusia do të copëtohet dhe do të pushojë së ekzistuari, raporton Ukrainian Pravda, përcjell Insajderi.

    Medvedev e shkroi këtë në kanalin e tij Telegram në përgjigje të deklaratës së presidentit amerikan Joe Biden.

    “Nëse Rusia ndalon ‘operacionin special ushtarak’, pa arritur fitore, nuk do të ketë Rusi, ajo do të copëtohet”, shkroi ai.

    Në të njëjtën kohë, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit siguron se lufta në Ukrainë gjoja do të përfundojë “nëse Shtetet e Bashkuara ndalojnë furnizimin me armë regjimit të Kievit”.

    Medvedev vazhdon të përsërisë narrativën se SHBA është një “shtet armik që rrezaton urrejtje” ndaj Rusisë, shkruan Pravda./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark