Insajderi
Lajme

Megatek / Dy fëmijë aksidentohen rëndë duke punuar për skllavopronarin Dionis Teqja që ‘qan’ për inceneratorët, policia fsheh ngjarjen

Insajderi
09 July 2022 - 22:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Megatek / Dy fëmijë aksidentohen rëndë duke punuar për skllavopronarin Dionis Teqja që ‘qan’ për inceneratorët, policia fsheh ngjarjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Elio Laze ka denoncuar një ngjarje të rëndë në Megatek, të fshehur nga kompania e skllavopronarit Dionis Teqja, policia dhe spitali privat i oligarkut Klod Allajbeu.

Sipas gazetarit, dy fëmijë, E. Alla 14 vjeç dhe K. Dusha 16 vjeç, të punësuar në mënyrë të paligjshme nga biznesmeni i plehrave dhe skllavopronari, Dionis Teqja, janë aksidentuar në punë.

Laze shkruan se dy fëmijët janë dëmtuar rëndë, ndëra policia po fsheh ngjarjen për të shpëtuar matrapazin Dionis Teqja nga përgjegjësia penale.

Dionis Teqja njihet edhe si maska e kunatit të Lulzim Bashës në biznesin e plehrave.

Në kohën kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha kontraktoi kompaninë ‘Grin’, me drejtues Oliver Shtyllën, për diferencimin e mbetjeve për riciklim, në landfillin e Sharrës.

Mbetjet që do të diferenconte Shtylla, do të ricikloheshin nga kompania “Albanian Company of General Services” me pronar Dionis Teqjan. Në këtë kompani, Teqja kishte në këshillin mbikqyrës si anëtar kunatin e Bashës, Erjon Isufi.

Isufi ishte anëtar edhe tek Megatek, ku ishte punësuar edhe Oliver Shtylla.

Por, biznesin e plehrave e mori një klan tjetër i përbërë nga Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Veliaj, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe një gazetar i njohur.

Kjo është edhe arsyeja që Teqja u hodh në sulm duke sponsorizuar një fushatë kundër këtij klani.

Bëhet fjalë për një luftë mes dy klaneve korrupsioni dhe klientelizmi. Tashmë Dionis Teqja, kunati i Bashës dhe Sandër nongrata shpresojnë të marrin biznesin e inceneratorëve.

Atyre u janë bashkuar tashmë edhe Arben Ahmetaj, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, pasi dolën të pakënaqur në pazar.

Denoncimi i gazetarit

“….në ambientet e brendshme te Megatek ndodhi një aksident. Dy të mitur që punonin pranë kësaj kompanie, konkretisht E. Alla 14 vjec dhe K. Dusha 16 vjec pësuan aksident duke u demtuar rëndë.

Të miturit janë transportuar në fillim në spitalin Hygeia e prej aty janë transportuar tek Spitali i Traumes ku ndodhen ne reanimacion.

Kjo ngjarje tejet e rëndë, përvec kompanise që përvecse punëson të mitur dhe nuk i siguron kushtet minimale të sigurisë, perfshin dhe insitucione të tjera që më patjeter duhet te mbajne përgjegjësi.

1- Spitali Hygeia që mbajti te fshehtë ngjarjen.
2-Policia e Shtetit që nuk beri asnje rresht njoftim për mediat, qartazi ne mbeshtetje te kompanise.
3-Inspektoriati i Punës i cili ka për detyrë të kontrollojë A dhe ZH e ambienteve ku punohet, por cuditërisht nuk e di qe kompani si Megatek janë skllavopronaret moderne.
4-Spitali i Traumës që njësoj si institucionet e mesiper permendura, heshti…“.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark