×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mehaj del me një njoftim- Ja kur fillon faza e testimit të rekrutëve

    Insajderi
    20 February 2023 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dalë me një njoftim për fazën e testimit të rekrutëve të rinj.

    Mehaj ka njoftuar përmes rrjetit social, Facebook se faza e testimit të rekrutëve do të fillojë në muajin mars, ndërsa parashihet që të zgjasë deri në fund të muajit qershor.

    Ai ka bërë të ditur se kjo do të ndodhë për shkak se gjatë kësaj periudhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar në realizimin e ushtrimit fushor “Defender’23”.

    Tutje, me anë të shkrimit të tij, Mehaj u ka dëshiruar suksese të gjithë aplikantëve.

    Postimi i plotë i Mehajt:

    Të nderuar aplikantë,

    Ju njoftojmë se faza e testimit të rekrutëve do të filloj në muajin mars, ndërsa parashihet që të zgjasë deri në fund të muajit qershor, për shkak se gjatë kësaj periudhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar në realizimin e ushtrimit fushor “Defender ’23”.

    Të gjithë aplikantëve ju dëshirojmë suksese!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark