×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehaj: Do të ketë Komisionarit Parlamentar për shqyrtimin e ankesave të personelit ushtarak

    Insajderi
    09 October 2022 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se për herë të parë është krijuar baza ligjore për emërimin e Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si organ i pavarur për shqyrtimin e ankesave të personelit ushtarak.

    Mehaj ka shkruar në Facebook se Ligji për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim përcaktimin e kompetencave, detyrave dhe përgjegjësive, procedurën e përzgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si organ i pavarur i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    “Ligji për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim përcaktimin e kompetencave, detyrave dhe përgjegjësive, procedurën e përzgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si organ i pavarur i Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili ka për qëllim fuqizimin e kontrollit parlamentar, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për personelin ushtarak në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjë që do të kontribuoj në mirëmbajtjen e disiplinës dhe respektimit të ligjeve brenda FSK-së si elemente kyqe të një ushtrie të konsoliduar.”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark