×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mehaj: Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s do të intensifikojë angazhimin për avancimin e FSK-së

    Insajderi
    01 December 2021 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se së bashku me gjeneral Bashkim Jashari kanë pritur në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral brigade Jörg Rüter.

    Mehaj në një postim në Facebook shkruan se Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s do të intensifikojë angazhimin për avancimin e FSK-së.

    Njoftimi i plotë:

    “Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s do të intensifikojë angazhimin për avancimin e FSK-së

    Sot së bashku me gjeneral Jasharin pritëm në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral brigade Jörg Rüter.

    Me këtë rast, shpreha edhe njëherë mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë të rolit të NALT-it në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

    Nga ana e tij, gjeneral Jashari, theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit të ngushtë me NALT-in edhe gjatë detyrës së tij paraprake si Inspektor Gjeneral i FSK-së, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim me gjeneral Rüter do të thellohet edhe më shumë në pozitën e Komandantit të FSK-së.

    Gjeneral Rüter, me këtë rast, uroi Gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke besuar se, sikur nga pozita e mëhershme, bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët, do të intensifikohet edhe më shumë , në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së”, shkruan Mehaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark