×
Insajderi / Insajderi

Mehaj ia prezanton Kurtit sukseset e 2022’es dhe planet e së ardhmes

Insajderi
22 January 2023 - 21:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë pjesë, së bashku me kabinetin qeveritar dhe ministrat, në një punëtori dy ditore të organizuar nga Zyra e Kryeministrit.

Gjatë kësaj punëtorie, ministri Mehaj ka prezantuar punët e ministrisë gjatë vitit 2022.

“Në një punëtori të përbashkët me ministrat dhe kabinetet qeveritare të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, prezantova të arriturat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes përgjatë vitit 2022, por gjithashtu dhe planet për vitin 2023, vit ky shumë i rëndësishëm në aspektin e miratimit të Strategjisë së Mbrojtjes, konceptit të rezervës, zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere por dhe realizimit të projekteve të shumta kapitale, të cilat do t’i kontribuojnë organizimit të përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivelet më të larta profesionale.” – ka shkruar Mehaj.

Ndër të tjera, Mehaj ka cekur se vitin 2023 do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë, investimit jo vetëm në pajisje por dhe në ngritjen e përgatitjes profesionale.

“Viti 2023, do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë, investimit jo vetëm në pajisje por dhe në ngritjen e përgatitjes profesionale të ushtarakëve tanë, të cilët do t’i kontribuojnë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit jo vetëm në vend dhe rajon por edhe më gjerë, si forcë e një vendi, anëtare e NATO-s, në një të ardhme të afërt.” – ka përfunduar Mehaj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark