×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Melihate Qena do të realizojë shfaqje teatrore në Gjilan

    Insajderi
    13 May 2023 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktorja doajene dhe regjisorja, Melihate Qena, do të realizojë një shfaqje artistike teatrore në qytetin e Gjilanit.

    Teatri i Gjilanit e ka përzgjedhur artsiten dhe regjisoren për ta inskenuar shfaqjen “Petrushi i huaj”.

    Provat e para vetëm sa kanë filluar, ndërsa premiera e saj do të jetë gjatë muajit qershor.

    Melihate Qena lindi në vitin 1949 në qytetin e Mitrovicës. Ka studiuar për aktrim në Universitetin e Beogradit. Deri në vitin 1990 ka punuar në TVP (Televizioni i Prishtinës) dhe krahas kësaj ka realizuar një sërë rolesh në teatër dhe film.

    Po ashtu, ka punuar edhe në teatrin  “Dodona” të Prishtinës, ku shquhet për regjinë e një sërë shfaqjeve për fëmijë në kuadër të këtij teatri. Në vitin 2015 ajo u nderua me shpërblimin për veprimtari jetësore e kulturore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark