Anëtari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti i tij pret një rezultat të madh në zgjedhje.
Zgjedhjet në nivel vendi në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt dhe Krasniqi pret një rezultat të mirë.
Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se janë në një trend të rritjes dhe se pret që përkrahja deri më 14 shkrut të vazhdojë të rritet.
“PDK do të korr rezultat të madh me 14 shkurt”, ka thënë ai.
“Nëse vazhdon ky trend, PDK e udhëheq Qeverinë pas 14 shkurtit”, shtoi ai.
Tutje ai ka thënë se gara për vendin e parë do të jetë mes tyre dhe VV’së.
“Kjo është garë mes VV-së dhe PDK-së”, tha ai.
Më tutje ai ka thënë se PDK është pengesa e vetme në Kosovë për kryetarin e VV’së, Albin Kurti, dhe se janë kundërshtarët e vetëm të tij.
Partitë politike janë fushatë zgjedhore e cila ka filluar me 3 shkurt dhe do të zgjasë 10 ditë.