×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Memli Krasniqi takohet me eurodeputeten që i ka prerë flokët gjatë seancës në PE

    Insajderi
    15 November 2022 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka takuar eurodeputeten nga Suedia, Abir Al-Sahlani, e cila nxiti një valë të fuqishme reagimesh mbështetëse, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë botës pasi preu flokët e saj gjatë seancës në Parlamentin Evropian.

    “Në një takim frymëzues që kisha sot me të në Bruksel, diskutuam për nevojën e fuqizimit të grave në politikë dhe në vendimmarrje, me ç’rast e njoftova me vizionin e PDK-së për përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50, në të gjitha strukturat e partisë”, ka shkruar ai.

    Ai tha se e ka njoftuar se PDK-ja ka vizion përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50, në të gjitha strukturat e partisë.

    Postimi i plotë i Krasniqit

    Duke prerë flokët e saj gjatë seancës së Parlamentit Evropian, në mbështetje të protestave anti-qeveritare në Iran, eurodeputetja nga Suedia, Abir Al-Sahlani, nxiti një valë të fuqishme reagimesh mbështetëse, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë botës.

    Në një takim frymëzues që kisha sot me të në Bruksel, diskutuam për nevojën e fuqizimit të grave në politikë dhe në vendimmarrje, me ç’rast e njoftova me vizionin e PDK-së për përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50, në të gjitha strukturat e partisë.

    Duke e përgëzuar për punën e saj të palodhshme dhe konsistente në mbrojtje të kauzave të rëndësishme, eurodeputeten Al-Sahlani e falënderova edhe për mbështetjen e saj për aspiratën e PDK-së për anëtarësim në ALDE. Poashtu, e inkurajova që të vazhdojë aktivizmin e saj politik në mbështetje të grave iraniane dhe për fuqizimin e barazisë gjinore kudo në botë.

    #WomenLifeFreedom #GraJetëLiri

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark